image by Kushtrim Thaqi

Bardhë

Prej akullit me nxjerrë kuptim–
kuptim…
e jashta kuptimit
ndoshta, me nxjerrë jetë.
Prej të njajtave gjana të thana
prej dikujt tjetër ma parë…
prej të njajtave gjana.

Advertisements
image by Kushtrim Thaqi

pak më larg

Çka asht’ kjo?
Elefant.
A mun me e zhduk?
Po!
A mun me m’zhduk edhe mu?
Jo! – Po të kisha mund me zhduk diçka, e kisha zhduk veten.

Ego

“Unë–
Unë ty të du!”
E thu me gjysmë zani, me shpresën
që nuk ke me u dëgju;
Me shpresën që rrjeta e realitetit
nuk prishet prej vibrimit të tingujve
që bien prej shpirtit tand;
Ti vazhdon me u shiku.