Vallëzim

Pikturohet
gjithçka që ndodhë
e në pikat e zbrazëta ku brusha nuk prek kurrë
mbesin hijet e bardha
të mbushuna me mundësi;

Jo!
Vetëm lëvizja e një dore nuk e then xhamin e realitetit
pa lëvizë pak edhe eshnat e tjerë
e me ta,
pak, me lëviz edhe ti

pastaj me u ndalë!
Jo në atë që je, po në atë që mundesh me u kanë.
Me u copëtu nën lëkurë deri sa të mbetesh veç lëkurë
e aty me fillu si asgja
që synon diçkanë përkundër dijes se asgjaja veç asgja mundet me u kanë.

Dhemb? E di që dhemb,
se më dhemb edhe mu
sa herë që sytë më ndalen në majë të gishtave
kurrë pa e ditë se pse, kurrë pa i njoftë
e kurrë ata pa më njoftë mu;

puthen.
Preken si në andërr kur nuk jam aty
të dehun, në ekstazë, bashkë luajnë valse
që nuk mundem me i qujtë valse të lumtunisë–
e as të dashnisë,

po veç…
Lëkurë mbi lëkurë, fërkim,
seks i shpejtë që lind djersë
që të deh si në verë ma e ambla verë

që nuk e pi!

Jam i mjaftun me u kanë i dehun
prej gjasës, njeriut, mbi-njeriut, prekjes
nuhatjes, andrrës, erës, e edhe prej mundësisë.
Dora më lëvizë me ajrin e zbrazët,
xhami rri.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s