8 Mars!

Nuk ishin gjanat që i dija
as organi n’mes kambve t’mija
e as gjanat që kisha n’posedimin tim
që m’banin ai që jam; E as gjanat që nuk i kisha.
Ishin shenjat e vendosuna në WC-të publike.
“M” në pasaportën time
dhe “F” në tanden.
Ishin shikimet, vështrimet,
dora e plakur që prekte në trupin tand
kur unë isha jashtë, tu u mundu me gjetë pak fat–
për mu; E mandej, nëse tepronte diçka, edhe për ty.
Ishte ngjyra e bardhë që ta kam vesh
ditën kur prej lindje, pa jetu asnji ditë, ke kalu n’dekë.
Ishin rrathët e qepur n’fustanin tand zi;
figura që prej ndalimit të fjalëve tua
kishin marr shpirt t’vetin–
histori, histori, histori… vuajtje, e shndërrume në art.

Ditën kur t’kam prekë për herë të parë,
kur synin e zi ta kam zbukuru me zi
e shpirtin ta kam hekë prej trupi krejtë,
e kam ba se kam qenë i dobët.
Kam pas nevojë me u tregu i fortë, i aftë,
me u tregu burrë
se burrë nuk kam qenë mjaftë!

M’fal,
po nuk mund me të thanë m’fal.
Me e masku atë që e kam ba për mijëra vjet me rradhë
me nji, “M’fal!”
Po du me t’premtu:
që çdo gja t’asht ba, kam me u mundu që mos me e përsëritë prapë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s