T’gjithë vet së bashku

Asht’ nji vetmi aq e madhe në këtë botë
sa që mundesh me e pa
në mënyrën si buza e prek buzën tjetër;
Bashkë prekin buzë tjera
largohen bashkë, e mandej ndahen;
Buza nga buza tjetër.

Asht’ nji vetmi aq e madhe në këtë botë
sa që mundesh me e pa në shpejtësinë me të cilën
sytë i largohen syve të tjerë;
Në mënyrën si dora rri larg nga trupi
e trupi rri larg nga trupi që don me e pas afër;
Në mënyrën si trupi e prekë trupin tjetër kur asgja nuk ndjenë–
asgja nuk ndodhë aty, asgja… përveç prekjes!

Asht’ nji vetmi aq e madhe në këtë botë
sa që i ban’ fjalët me e humb peshën e ndjenjës
sa po prekin në lëkura, në vesh, në letër.
E koha prej kur gishtat prekin në tastaturë
e deri sa fjalët shfaqen në ekran të duken përjetësi–
nji andërr që nuk mbarron, nji shekull!
Po fjala rri prapë vet, e vet rri edhe ti.

Asht’ nji vetmi aq e madhe në këtë botë,
sa po ti hapësh sytë
e sheh të vizatuar si pikturë,
në fytyrën e saj, në fytyrën e tij.

inspired by ” The Crunch”, Charles Bukowski

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s