Therë

Nji ditë,
këtë shpirt që e kam (ndonjiherë)
që m’afrohet vetëm kur qielli ngryset–
kur bahet terr,
kam me e marr!

Kam me e shti dorën n’fyt;
Gishtat kam me i shty me dorë,
dorën kam me e shty me trup,
trupin me shpirt kam me e shty
deri sa ta mbrri në gjoksin tim
këtë shpirt që e kam (ndonjihere)
që vjen te unë sa herë qielli ngryset–
sa herë bahet terr.

Me forcën e shpirtit kam me e marr këtë shpirt’
me e përdredhë,
me ia humb formën, me e shëmtu
me e shndërru në diçka të njajtë…
Në ngyra të botës me e ly,
me e zbukuru.

N’gjoks, mandej kam e kthy,
në atë formë të ndërrueme
në atë formë pa shpirt.
Me pa qysh shohin krejtë,
me ndi qysh ndinë krejtë,
me fol qysh folin krejtë,
mirë me u ndi,
mirë me u ndi,
me u ba rehat!

Rehat!?
E mandej,
çka?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s