n’Ngritje

I kam ndërtu shkallët me iu afru yjeve
me eshtnat e mija
e me qimet e kokës
që në kokë nuk i kam ma.
Tu u ngjitë drejtë yjeve
e kam pa hanën ma shumë se nji herë–
sa herë e kam pa diçka kam harru.

Me copë të preme të lëkurës tem
kam ba shtrojë
për me i mbulu gjanat që i kam ditë,
që i kam dashtë,
që ma nuk i du!
E që kurrë- kurrë nuk kam mund me i gju.
Në nji vend
të cilin e kam harru
në lëkurën tem të shtrume
i kam shtru,
me lëkurën tem i kam mbulu.

Ndonjiherë,
kur mbanë mot i ftohtë
e mishi më ngrinë nga frika prej dashnisë
më kujtohet ai gabim.
Po vendi se ku i kam lanë
nuk më kujtohet;
Nuk muj me e kujtu;
Nuk e mbaj mend
se a kam dashtë? Apo nuk kam dashtë me harru.

Yjet–
yjet nuk munda me i mrri kurrë.
E tash, kur e mendoj ndonjiherë
gjatë ngritjes time në qiell
ndoshta me i mrri
nuk ka qenë diçka që kam dashtë.
Apo ndoshta, gjatë tanë rrugëtimit tim
veç kam mendu që po du.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s