Bardhë

Ti flet, fjalë të cilat në sytë e mi
në këto ditë dimni
lehtë dalin prej gojës tande
shndërrohen në fjolla të akullta bore
e lehtë përplasen në fytyrën time.
(Më pëlqen kjo ndjesi!)

Ndonjiherë, ato fjolla bore i marr
(Tashma te shndërrume në ujë në fytyrën time)
e me gjuhë, nëpër buzë
i fus në gojë ngadalë; Mundohna me i tretë.

Prej akullit me nxjerrë kuptim–
kuptim…
e jashta kuptimit
ndoshta, me nxjerrë jetë.
Prej të njajtave gjana të thana
prej dikujt tjetër ma parë…
prej të njajtave gjana.

E unë mu përgjigjë nuk di!
Të paktën, jo pa u ndalë ti.

Veç kur fjalët të jenë ndalë
e kryt tand, pushon qetësisht në gjoksin tim
mundem me u ndal edhe unë
e me të tregu çka asht’…
a asht’ dashni.

Ç’tragjedi!
Bota në njanën anë digjet, shkatërrohet
e unë, i zhytun ne egoizmin tim
i këndoj borës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s