pak më larg

çka asht kjo?
elefant.
a mund me e zhduk?
po!
a mund me më zhduk edhe mu?
jo! – po të kisha mund me zhduk diçka, e kisha zhduk veten.
në fund të fundit
çdo gja asht veç nji truk–
veç nji truk tjetër.

çdo gja përfundon me vdekjen
po ma së pari e perjetojmë jetën,
e ne humbim… të gjthë!
në lumenjtë e kthjellët të shthurjes
nji gotë, nji gotë, nji gotë tjetër
edhe nji, edhe nji, edhe nji vijë…
e asgja nuk fillon, asgja nuk mbaron.
vetëm kohë–
kohë, nji kohë tjetër

nji ditë tjetër
e ata pysin
pse nuk e shkrun edhe nji libër?
pse nuk e shkrun edhe nji libër tjetër?

ndoshta, thjeshtë… nuk e kam gjetë!
ndoshta, thjeshtë… nuk më takon mu!
ndoshta, thjeshtë,
kam nevojë për nji bukuri tjetër.

po për ta asht e lehtë,
vetëm fjalë…
nji fjalë, mbas saj nji tjetër,
edhe nji tjetër, edhe nji
edhe nji, veç edhe nji…
qe! – krijohet edhe nji libër tjetër.

pa fjalë,
vetëm shkronja të zbrazëta
‘A’ ‘B’ ‘C’ ‘Z’
diku nji ‘L’
me i shtu hijeshi,
e turma masturbon
me fjalët e saj,
me fjalët e tij.

e asht lehtë
për ta,

me thanë– pa ditë!
me prek– pa ndi!
me flejtë e me u qu veç me pamje,
me flejtë e me u qu…
po asgja që i takon atyne
nuk më takon mu!

ndoshta,
për me e shkru nji libër
nuk kam nevojë për asgja.
e ndoshta
kam nevojë 
për nji bukuri tjetër.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s