nëpër…

merrma dorën…
unë të marr nëpër rrugë
fundin e të cilave nuk e di askush; nuk e di as unë!
nëpër dhomat e bukura t’Eliotit,
të shtrihemi në shtretërit e butë
e të humbim në biseda
me mjeshtrit e pikturës, muzikës, letërsisë:
Goghun, Beksinskin, Mikelangjelon
Bahun, Mozartin, Poe-n… Keats-in edhe Jeats-in
e nëse na mbetë kohë,
flasim edhe për motin!

ti merrma dorën.
une ti mbyll sytë,
e ti mi mbyll mu…
shkojmë zhytem bashkë në liqenet pa fund

të Kafkës, Dostojevskit, Tolstojit
e në errësirë diku larg, e shikojmë Niqen në sy…
po ti mos ke frikë!
ajo që fshihet në errësirë asht ajo që fle në ty.

e nëse fillon me të ardhë ftohtë
nga qëndrimi n’terr,
shtrëngoma dorën…
prej dhomave të stolisuna me mendjen e mendjeve ma t’ndrituna
dalim e shkojmë me lu
në fushat e blerta të Camaj’t,
shtrihemi aty e humbim nën tym–
dehemi bashkë 
e bim me flejtë
nën delirin e qëndisun me romantizmin e Bodlerit e Nerudës.

e nëse zgjohesh para meje
zgjom edhe mu, nëse do.
po nëse nuk do, zgjohu edhe shko!

unë zgjohem dikur,
nji vit ma i vjetër.
kthehem në dhomat e stolisuna me njerëz të pavdekshëm,
e ndoshta shkruj për ty…
(i dehun,
nga aroma jote e ngrohtë që del prej vendit ku ke fjetur.)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s