Ego

“E unë–
Unë ty të du!”
Fjalët e dala prej teje,
prej gojës tande
nuk shkojnë ma larg
se frymëmarrja jote në buzët e tua.

“Unë–
Unë ty të du!”
Mendimi, nevoja, sëmundja,
bahen pasqyrë para syve të tu,
e dashnia që asht’ dashtë
me prek në buzët e personit tjetër
si në shtrat, bie, e fle në sytë e tu.

“Unë–
Unë ty të du!”
E thu me gjysmë zani, me shpresën
që nuk ke me u dëgju;
Me shpresën që rrjeta e realitetit
nuk prishet prej vibrimit të tingujve
që bien prej shpirtit tand;
Ti vazhdon me u shiku.

“Unë–
Unë ty të du!”
Forma që t’ban ty– ty,
prishet, e deformohet nga forma
që asht’ dashtë me të taku.
Ti mundesh, mposhtesh, humbesh
e kridhesh me hir…
i vetmum,
i lyer,
i bukur,
i përjetshëm…
Qysh ti mendon që me u kanë të ka taku.

“Unë–
Unë ty të du!”
Jehojnë fjalët tashma t’vetmume
jashtë buzëve tua;
Vetëm…vetëm…vetëm…
krejtë vetëm,
jehojnë fjalë e tua në pasqyrë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s