Nji – Dy – Nji

Ishte e pashmangshme!

Nën kambët e mija
sot
shkriheshin e ktheheshin në djersë
gurët e vegjël
të krijum prej djersës sime
dje.
Ora tregonte
sot!

E prap, sikurse
dje–
sot
fillonte me
sot.

Nji tjetër unë
që nuk ekzistonte
dje
asht’ krijue tek unë
sot
e prej
dje
tenton me e marr këtë trupin tim
sot.

Po durt e mija
janë dëshmitare të luftës së bame prej vetes sime
dje
për me mbrri te vetja ime
sot.

E nuk ka randësi sa luftën e ban vetja ime
dje…
ajo kurrë–
kurrë nuk ka me mbrri me e marr
këtë veten time
sot.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s