Kosova Dje | Kosova Sot

Për herë të parë të kam pa
Të strukun, e tu u fsheh
Nën dritën e hanës.
Me frikë, e pa shpresë
Të kam pa të strukun
Në pritje me u kthy
Ato ditë të mira–
Ato ditë të bukura,
Ato ditë kur Muji u ushqy prej zanave.

Të kam pa tu pritë
E tu u dridh me frikë,
Tu e shtrëngu fminë tand
E tu i than:
“Mos u brengos, bir,
Se këto ditë për me shku
Kanë ardhë! E nesër kem me lujtë,
Kem me kesh, e pa frikë kem me nejtë,
Si kaherë qysh ja kem ba.”

Të kam pa kur je dridhë,
Të kam pa kur me ni qosh të dhomës
I ke mbledhë fminë tand
E me frikë,
Sa herë u ndi naj zhurmë
I ke shtrëngu fortë,
I ke mbajtë deri sa zhurmat kan ikë,
Deri sa zhurmat janë ndalë,
Deri sa qielli asht’ zbardhë.

Të kam pa! – Edhe atëherë
Kur nuk ke dashtë me u pa.
Edhe atëherë kur të kanë pshty
E nuk kan lanun sen pa të ba,
Por kurrë, kurrë nuk të kam pa tu qa,
Deri sot! E sot ti qan…
Se ndryshe prej herave tjera
Sot, bijtë e tu të kanë shitë, të kanë mbytë,
Sot, bijtë e tu të kanë vra.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s