Fëmijës që nuk asht’

Photo taken by Kushtrim ThaqiNji ditë ke me dashtë!

Këtë e di, ashtu si e di që unë ka me të dashtë ty. Ashtu si e dua veten time, ashtu si e di që qielli ka ngjyrë të kaltër.
Nji ditë ke me dashtë edhe ti, ashtu si dikur kam dashtë unë, e njajtë si mu, edhe ty kanë me të dashtë. Kështu që mos u mërzit nëse një ditë ke me u zgju i vetëm, mos u mërzitë, por duaji ( e dikur, edhe ata kanë me të dashtë).

Kjo botë nuk është e tana e mbulueme me ngjyra të ndezuna e as me fjalë të bukura, këtë gja ke me e vërejtë gjatë rrugës tande drejt krijimit e ri-krijimit tand. Por mos u frikëso, e as mos u ndal… vazhdo!
Një hap, e pastaj një tjetër, e pastaj edhe një… vazhdo!
Vazhdo deri në atë moment kur nuk ke me pasë ma nevojë me vazhdu, deri në atë moment kur kambët e tua kanë me qenë të kënaquna me ndjesinë e tokës e shpirti yt ka me qenë i kënaqun me kambët e tua; Me arritjen tande, me rrugëtimin tand.
Vazhdo deri në atë moment kur syni yt ka me qenë i kënaqun me pamjen që shtrihet para teje, e kur ta mbërrin atë vend, ndalu!

Ndalu! Shijoje çdo moment, çdo ngjyrë, çdo dritë, dhe çdo person.
Nuk ke nevojë me shpejtu, qëndro aty për nji vit, dy, gjashtë, e ndoshta edhe dhjetë!
Qëndro aty deri atëherë kur nuk ke me pasë ma nevojë për me qëndru;
Qëndro aty deri në atë moment kur momenti nuk do të ketë ma kuptim;
Deri në atë moment kur çdo gja humbë vlerën; 
Deri në atë moment kur ngjyrat kanë me ndërru formë, kanë me u shndërru në bardhë e zi;
Qëndro aty deri në atë kohë kur nuk ke me pasë ma nevojë me e shiku orën, kohën… e nëse vjen ai moment, lëviz, ec, vazhdo!
Mos e kthe kryt as për nji moment, mos u pendo!

Vazhdo, edhe pse ndoshta sytë kanë me të lotu e trupi ka me u përpjekë me të kthy mbas;
Edhe pse ndoshta mendimet e kujtimet kanë me të mbërthy, kanë me të shtrëngu, e kanë me kërku prej teje me u kthy;
Edhe pse zemra ka me të qajtë, e durt kanë me tu dridhë;
Mos u kthe, vazhdo!
Deri në atë moment kur ke me e gjetë nji arsye tjetër për me qëndru, e kur ta gjen atë arsye, atëherë ndalo përsëri, merr frymë… e nëse don me qëndru, qëndro!

Advertisements

One thought on “Fëmijës që nuk asht’

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s