Intimitet

Unë vi këtu veç–
kur ti nuk je ma!
Kur këtij qyteti t’betonuem
i shlyhen grafitet e bame prej teje,
shenjat e kambve
fërkem që gjithmonë shpirti im ka dashtë me e ndjekë;
Kur parkut ku fëmijtë dehen në andrrat e tyne
i mungojnë duert e tua e ngrohtësia jote
(si mu!).
Kur krejtë e harrojnë aromën
që trupi yt e ka lanë mbas,
e vetëm unë me e ndi mundem
(si qen
që e ndjek aromën e padronit të tij)

E kam dëgju nji poet tek thoshte,
“Dashurohuni në vajza të qyteteve të largëta”
e e kam kuptu
se asnji qytet nuk asht’ aq i largët–
sa me u qujt larg!

Asnji qytet nuk asht ma afër
se qyteti ku sytë t’u kanë mbyllë,
ku trupi t’u ka dridhë,
e asnji fjalë nuk të ka dalë jashtë.
Ku maska që e vesh për me e rrejtë botën
sa nuk të ka rra për toke
e ti, me frikë,
e ke mbajtë me dy durt, e ke shtrëngu
e me frikë– je largu.

E tash,
unë vi ketu
veç–
kur ti nuk je!
Kur i gjithë ky qytet
e harron formën e trupit tand,
në aromën e shpirtit tand
dehem unë,
askush tjetër përveç meje, askush!
(vetëm unë.)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s