Të çmendurit!

Porcelan, xham, dru,
e ndonjëherë edhe hekur.
Të gjitha planet për luftë,
për ngritje
kulturore, poliitike
sociale e artistike
kanë filluar njëjtë;
Në vende të mbushura me
porcelan, xham, dru,
e ndonjëherë, edhe me hekur.

Në tymin e cigares, shpesh–
shpesh edhe në mungesë të tij
njerëz të veshur me aromë kafeje
me rroba gjysmë të grisura
e nga skamja, të bekuar me modesti,
janë shkri!
Që kur të zgjohen të fjeturit
të shijojnë një ëndërr më të mirë,
më të bukur, një ëndërr më të sigurtë.

Çdo herë ka qenë kështu.

Disa njerëz,
flokë-prishur, mjekërr-prishur,
të përgjakur nga copëzat
e porcelanit të thyer
të shkaktuara prej puthjeve
që filxhani i kafesë
ia dhuron tavolinës;
Të përjashtuar ose të vetë-larguar
nga sistemet e korruptuara të arsimit;
Nga pamundesia për punësim;
Nga pamundësia për t’i tradhëtuar besimet e tyre;
Nga pamundësia për nënshtrim…

Çdo herë ka qenë kështu.

Nga pamundësia për tretje të këtij ushqimi,
të kësaj shoqërie,
të këtij civlizilimi,
këta njerëz, u helmuan!

E pastaj vollën.
Copëza të patretura
të kostumeve të shtrenjta,
të punëve 12 orëshe (plus-minus 5);
Vollën kravata,
viagra për përdorim në vajza 12 vjeçare,
këpucë të lustruara 200 euroshe
të blera në Zvicër,
të punuara prej fëmijeve 10 vjeqar(të pjekur!);
Vollën mësues që nuk meritonin të quheshin njerëz,
e quheshin mësues;
Vollën vija të bardha,
shiringa që shtrembërronin edhe më shumë
realitetin tashmë të shtrembërruar të jetës;
Vollën penisë e vagina që në treg bliheshin
pa shprit, me letër;
Vollën ide shpirtërore të krijuara prej njerëzve
që në trup nuk mbanin asgjë më shumë se mish–
mish dhe gjak,
që e humbnin vlerën porsa u dilte përpara një letër;
Vollën fjalë të zbrazëta,
mendime të cekëta të njerëzve të cektë–
vollën njerëz të cektë
që visheshin me makina të vjedhura
nga njerëz të fjetur, njerëz të mirë,
nga njerëz të thjeshtë!

Çdo herë ka qenë kështu.

Teksa të tjerëve u trashej shpirti
prej kapeleve të shtrenjta,
prej pantollonave të ngushta,
prej fustaneve të bukura,
prej netëve pa gjumë,
prej seksit të shpejtë,
prej grimit, orëve të dorës, parfumeve…
prej udhetimeve që nuk fillonin pa shiringë në vena,
prej ahengjeve të pafundme(sot- për nesër),
këtyre djemve e vajzave,
të pakrehur, të thjeshtë,
u vinte era letër!
Nga shfletimi i fletëve të librave,
të harruar, nga leximi i tepërt!

Çdo herë ka qenë kështu.

Teksa tjerët adhuroheshin në pasqyrë:
Puthnin, preknin, ledhatonin veten
e masturbonin me mendimin
se si turma do masturbonte
nga euforia që do krijohej
gjatë fjalimit të tyre për botën,
për shpirtin, për familjen, për jetën!
Këta njerëz të pluhnosur, të thjeshtë,
vdisnin çdo natë
e ngjalleshin çdo mëngjes–
që të shpëtonin njerëzimin nga vetja.

Advertisements

2 thoughts on “Të çmendurit!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s