Vjeshtë

E kam ditë qi prap vjen!
Ashtu siç vjen përherë,
e unë të urrej’ çdo herë e ma shumë!
Se mbiell lule e mbiell drunj’, e ti si çdo herë;
Mi vran, mi vyshk, mi merr!

E di,
shumë të kanë lavdue e të kanë ngritë
poet e piktor’, e besa edhe ata qi nuk dijnë
as me shkrue e as me këndue.
Po unë kurrë – kurrë nuk munda me të kuptue!

Si mundesh aq lehtë me shkatrrue çdo gja,
e nga lakmia e madhe
si nji mbret qi asht mposht’ dikur,
në ar me i shndërrue!

Ah,
ti nuk e din sa shpesh kam dasht’ me të dashtë
e me të pa si të tjerët,
e si të tjerët në ty me u dashunue;
Po nuk munda!
E ndoshta kurrë nuk ka me mund.

Se niher kam dashunue në dimën,
në pranverë, e edhe në verë;
Deri sa erdhe ti!
Me at’ ngjyrë ari të zverdhun
pa kurrfarë lajmi, pa kurrfarë ftese,
çdo gja ma more e si ar ma derdhe!

Po prap,
si për çdo mot unë ka me të pritë.
E ti prap, si për çdo mot vjen.
Unë prap të pres!

Të pres me lule të mbielluna e me drunjë,
vetëm që t’i shoh si vdesin,
si vyshken nga prekja jote e lagësht’
ashtu si vdes, për çdo mot un’.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s