Ndërtesa që mbante aromë violine

Një hap, dy, tre…katër!
Një hap, dy, tre…katër!
Hapat, i kalojnë hapat
E muret, në prekje me muret
Prekin pamjet qe më godasin në sy;
E pamjet ndërrojne ngjyrën.

Një hap, dy, tre…katër!
Një tjetër rrugë-
Një tjetër kënd prej nga vështroj
E pamjet që i kam parë çdo ditë
Prekin pamjet që i shikoj;
E pamjet, përseri ndërrojnë.

Një hap, dy, tre…katër!
Çanta në shpinë, shpina në këmbë
E shpina në këmbë më rëndon.
Një hap, dy, tre…katër!
Hapet rruga, shfaqet pamja–
E pamja, përsëri ndërron.

Një hap, dy, tre…katër!
Hap derën, prej nga e shoh derën
Prej nga vie aromë
Pianoje, violine, flaute…
Të cilat më ngacmojnë trurin,
Më ndërrojnë pamjen, me ngacmojnë mendjen.

Një hap, dy, tre…katër!
Hapet dera; Një figurë që moti
Nuk e kam ndjerë më përshendetë e më thotë,
“Më në fund mbërrite bir’
Të kam pritur që mot!”
Hyj brenda, mbaron ëndërra; Nuk hapet dera.

Advertisements

3 thoughts on “Ndërtesa që mbante aromë violine

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s