DOKU në qytetin tim

Çdo ditë–
për dhjetë ditë–
në këto rrugë të shtruara me gur
kam parë me qindra fytyra tu tentu
me prek tjera fytyra,
e kam parë sy
tu u puth me sy tjerë në sy.

Kam parë krijesa
të krijume prej tjera krijesave
e të lanuna në rrugë;
Nën copëzat e jetës së dikujt tjetër
e në tymin e duhanit
me tjera krijesa– njajtë, të rrituna
nën copëzat e jetës së tjera krijesave.

Për dhjetë ditë–
çdo ditë–
këmbë, janë ndjekur me sy nga tjera këmbë
e fjalë janë përbi,
se kanë pas frikë me dal, e me u perballë;
Fjalë që janë ndjeh për një kohë të gjatë.
Fjalë me turp, fjalë që nuk din’!

Kam parë lot të derdhun kot
e kam parë tjerë që qajnë pa lot,
për dhjetë ditë–
kam parë njerëz që preken me lëkurë–  pak;
E kam parë tjerë
që nga dëshira e madhe për me u prek me shpirt’ shumë,
nuk kanë me mund me u prek kurrë.

Ky qytet, ku asgja nuk ndodhë kurrë
për dhjetë ditë–
çdo ditë–
ka marrë frymë e asht deh
me dhimbjen e shpendëve mërgimtar;
Dhimbje, të cilën e ka fut në gojë,
e ka gëlltit, e me të asht’ rritë.

Për dhjetë ditë–
çdo ditë–
jam ndjeh i huaj në këtë qytet.
Në këtë qytet
që rastis me qenë qyteti im,
e kamarierët e rinjë me kanë shërby me,
“Hello, can I get you something?”

Çdo ditë–
për dhjetë ditë–
muret e xhamive e të kishave
janë ba strehë e i kanë ba fresk
udhëtarëve të ardhun nga larg;
Këtyre formave interesante,
të dashuna! -Forma shpeshë të pa forma.

E di që kanë me më mungu
këto dhjetë ditë–
për ditë–
e edhe prezenca e dikujt
që shpresoja që pas këtyre dhjetë ditëve
ka me më ofru dritë–
mbas këtyre dhjetë ditëve… çdo ditë, për ditë.

image by: tadi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s