Dashuri një orëshe

Në këtë qytet
çdo gjë dhe asgjë 
fillon,
kur ora prek nëntë.

Fillojnë të zgjohen
nga gjumi
gurët e kalldërmit,
dyqanet e vjetra e të reja,
rrugët që nuk të qojnë askund,
njerëzit;
E me ta zgjohet edhe lumi.

Gurët e vegjël ngjyrë hiri
presin prekjet e njerzve
që rëshqasin e ecin,
dy nga dy e katër nga katër
disa për shoqëri, disa për interes,
e tjerë,
njerëz të mirë, vetëm për hatër.

Shikohen në sy
krijesa që çdo ditë takohen
e kur mes vete nuk flasin;
Disa për arsye personale,
disa për aryse etike,
e tjerë, për aryse absurde:
Arsye të rreme nacionale!

Më pëlqen t’i shoh
këta miq te mi
që nuk i njoh,
kur zgjohen të hutuar;
Të etur; Të humbur disi
këta shokë që nuk i njoh,
këta miq te mi.

Tek shkrihen,
në karriket e kafta,
të bardha,
në karriket pa ngjyrë
të vendve që nuk më pëlqejnë,
e në karriket e kuqe
të lokaleve të majta.

I dua kur zgjohen.
Gjysmë të fjetur, të sinqertë;
I dua kur më flasin
prej së largu,
i dua të fjetur;
Vetëm atëherë mund t’i dua si janë:
Të pastër, të vërtetë.

I dua të gjithë.
Më shumë se që më duan
e më shumë se që mund t’i dua.
I dua, tek duhen sa per sy e faqe
e tregojnë dashuri
vetëm për gjëra siperfaqësore,
vetëm për lidhjet e tyre të lashta.

Me neveri, me turp,
me fjalë, pa vepra
i dua se janë njerëz;
Të veshur me lekurë
të veshur mbi lekurë,
e flasin! -I dua vetëm kur flasin.
I dua pa vepra.

Ora dhjetë.
Hapen sytë, zgjohen të gjithë.
Fillon tregtia, ik gjumi.
E dua këtë qytet të zgjuar… mirëpo nuk i dua.

Advertisements

2 thoughts on “Dashuri një orëshe

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s