Gjeneratë në overdozë

Gjeneratë e bazume,
e krijume dhe e rritun në gjana të shpejta.
Ushqim i shpejtë,
mendime e ide të shpejta që fillojne në nji pikë
e mbarrojnë pa mbrri askund.
Dashni të shpejta,
të bazume në sex të shpejtë,
me njerëz të shpejtë,
që marrin frymë shpejtë,
jetojnë shpejtë,
që ecin– që vrapojnë shpejtë!

Sipërfaqësisht, që prekin
në mendime, flokë, në krahë, qime;
Sipërfaqësisht, që prekin
në gjana që fillojnë prej koke
e zbrazen në trup, shpejtë,
në instikte, në fjalë– në fjalë,
në instikte që kërcejnë shpejtë,
pa ditë se ku,
që prekin në njerëz që kanë vesh të shpejtë,
që hanë shpejtë,
e që mbushen e zbrazen ende pa u mbush;
Shpejtë- shumë shpejtë!

Gjeneratë e mbushun shpejtë, si pa mendim,
e mbushun e e derdhun shpejtë,
pa pas kohë për përpunim,
pa pas kohë për mendim.
E mbushun e e stërmbushun me gjana të shpejta-
gjeneratë e shpejtë, sipërfaqësore.
Gjeneratë e mbytun nga brenda
që jeton vetëm sipërfaqësisht.
Gjeneratë e vdekun nga overdoza.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s