Gomarët nuk kanë vesh për bukurinë

Nën dritën e diellit– ditën,
dhe nën ndriçimin e mijëra dritave
që e sfidojnë errësirën e natës– natën,
ecin vajzat me fustane të gjelbërta
nëpër rrugët e shtrume me kalldërm–
në rrugët e vjetra të këtij qyteti
ecin vajzat me fustane të verdhë,
fustane të kaltërta, me fustanë të kuq,
e me fustane të bardha.

Ti i shikon
si lehtësishtë kërcejnë e vallëzojnë
me lëvizjet e erës,
një vallëzim mjellmash për ty,
një vallëzim që sjellë dritë
në këto kohë të errëta,
të skëterrëshme,
në këto kohë kur as në verë
nuk mund të ndihet era e verës.

I humbun, e i dehun nga tanë ajo bukuri
ti ecë, me buzëqeshje në fytyrë, ecë
deri sa dikush–
dikush,
nga një automobil që ia ka blerë babai,
me fytyrë të drejtuar nga tre mjellma të bardha, bërtet:
“Oj loçkë! – Oj shpiert! – Oj zemër,
ti me mu shkon si qaji me sheqerin!”

Çdo gja prishet aty.
Si nji instrument pa vend, që prish bukurinë e nji orkestre;
si nji pasqyrë që thyhet;
si nji pëllitje gomari, në korin e bukur të shpezëve.
E ti e ulë kokën.
I dëshpërum nga ky gjest kafshëror i bamë nga dikush tjetër
ti thu me vete:
“Gomarët nuk duhet të dalin pa përcjellje–
jo, nuk duhet të dalin pa përcjelljen e dikujt tjetër.”

E njëqind hapa më poshtë,
e dëgjon babanë e tij tu ia rreh shpinën
e tu i thanë:
“Bravo, djali i babës! Ti ki me u bo Boss,
si baba yt që u kanë Boss kur u kanë i ri.”
E ti prapë ndalesh,
nga pamundësia me ba diçka tjetër, 
ti flet vetë me vete:
“Po, gomarët duhet të dalin me përcjellje,
mirëpo jo me përcjelljen e një gomari tjetër.”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s