me u zhvesh prej petkut t’përditshmerisë,
formave t’njajta
qi ta nxajnë frymën,
prej monotonisë.
me u largu prej dijes së zbrazët
qi asht ma e randë
se me u kanë veç nja tjetër i padijshem
në lumin e vrullshëm
e të thellë t’paditunisë.
Me u ç’kyq prej fjalve t’hallkut
qi ti plasin zorrët e barkut
e me u qu!
me lëvizë prej vendit, jo!
po me u zgju.
me u kfill– me kriju.
aty-ktu
naj dozë rebelemi me e shpreh
se nuk ban ma kshtu.
nuk ban, se po dhemb.
po dhemb sa herë po i qel sytë
e po i sheh njerëzit përreth teje
tu ndryshu:
në ngjyra t’njajta;
forma t’njajta;
fjalë t’njajta;
gjana t’njajta; tu u konformu.
e dalë ka dale
janë tu ju mshel sytë
tu ju lidhë durt’
e kryt me dhe asht tu ju mbulu
e unë e di!
e di qi asht e lehtë
me i pas sytë e msheltë
e fjalët qi të thuhen ty
n’vesh, dikush tjetër me t’i përkthy.
po boll ma!
se edhe gur t’ishit kanë
t’ju kishin shty kaq shumë kishit lu.
Po ju njerëz…
silluni si njerëz
se boll jemi turpnu.