Kafeneja gjysmë’n’gjysmë (Half’n’Half)

Të pashë!
Të pashë përsëri,
si dikur që t’kam parë
e doja të t’i prekja vijat në fytyrë,
vijat në buzë – me buzë,
vijat në qafë…
si dikur kur ishim të rinjë.

Të pashë,
të ulur në stolin përballë
kafenesë së ndarë në gjysmë;
Flokët të preknin veshët,
nuk të preknin supet,
nuk të pengonin sytë!
E ti shikoje përballë,
me atë shikimin e humbun
në të cilin kurrë nuk munda ta gjeja veten
e duart’ të dridheshin si gjithmonë…
asgjë në ty nuk ishte tjetër!

Një herë desha të ndalesha, e pastaj-
edhe një herë,
e pastaj edhe një herë tjetër!
Por hapat më tradhëtonin;
Një hap më ikte,
më iknin dy… më ikte edhe një tjetër!
Unë doja të ndalesha-
doja të ndalesha me të vërtetë!
Mirëpo vitet kishin ikur.
Një vit, dy, tre…
tashmë kishte ikur një jetë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s