Nevoja e “tepruar” e shqiptarëve për seks

Nevoja e tyre për seks, apo mardhënie seksuale vërehet në çdo sferë të jetës, dhe arrin deri në atë nivel në të cilin mund të thuhet se gati çdo nevojë seksuale e shqiptarëve është fetish-izm.

– Në sport!
Nuk ka shumë rëndësi se a është duke luajtur apo duke e shikuar ndonjë ndeshje sportive , shqiptari, si gjithmonë i gatshëm për seks, do ta shfrytëzoj rastin për ta futur fantazinë e tij seksuale në sport.
Nëse është duke luajtur football ai gjithsesi gjatë lojës nëse ka mundësi, ose edhe pas lojës do të përdorë shprehje siq janë:
“Ta q… topin e nanës!!!”(Kush është nëna? Nuk dihet! Topi është gjetur i vetëm në kulmin e një shtëpie);
“Ta q… shtyllën!!!”,  Gjë që logjikisht është e pamundur të bëhet, por prapë, kush jam unë për ta gjykuar aftësinë seksuale të personit në fjalë? Ndoshta edhe mund të posedojë aftësinë e kërkuar që të bëjë seks me një shtyllë metalike! Kam ndëgjuar një shprehje që thotë, “Ku nuk shpon burgia, shpon Opojalia…”, kështu që ndoshta edhe egziston mundësia e shpimit të shtyllës( të paktën në gjenet e disa shqiptarëve që gjenden në zonat rurale të Prizrenit).
Këto shprehje të vrullshme dhe vulgare të nevojave seksuale i hasim jo vetëm në football, por edhe në sporte të tjera. Të shprehura në këto mënyra:
– Basketball – “Ta q… koshi nanën”
– Tenis – “T’q… topin e ping-pongut”
– Ping pong – “T’q… rrjetën”
– N’rrëzim të duarve – “T’q… tavolinën, po rrshet shummm.”
-etj…
E di, shumica nuk janë edhe “aq” të logjikshme, mirëpo prapë po e them, kush jam unë të gjykoj?

– Nevoja për të bërë seks me kohën?
Po po, ndoshta mund të iu duket e pamundur, mirëpo shqiptari mund të jetë njëra nga speciet e vetme që jetojnë në Tokë, ose ndoshta edhe në Universe që ka mundësi të bëjë seks me kohën! Shqiptari dhe Doctor Who(që të mos kemi probleme me IPU-n -Institucionin për Plagjiaturë Universale). Në çdo situatë dhe në cdo mënyrë të mundshme, shqiptari, bajatizmin dhe monotoninë e shkaktuar nga vetë ai, mundohet që ta largojë duke bërë seks me kohën. Këtë fenomen mund ta hasim shumë shpesh, pa dallim vendi dhe kohe.
Këtë film pornografik, të cilin nuk do ta kisha lejuar të shfaqet në rrugë, ne e hasim shumë shpesh në të gjitha format, si dhe në të gjitha pozitat. Në stacione të mjeteve të ndryshme të udhëtimit, në vende të ndryshme të takimit, në ura, në shtëpi, ne dhoma, si dhe në sporte( Sportet në përgjithësi janë vendi më i frekuentuar i të “sharrave”)

– Nevoja për seks në komunikacion.
E di, ndoshta edhe jam duke ekzagjeruar pak, mirëpo nese je vajzë, dhe të rastis të dalësh në komunikacion, është 100% e sigurtë që të paktën një herë do të kryesh seks të pavetëdijshëm me ndonjë person të panjohur!
Mirëpo kjo nuk është e gjitha, sepse nevoja për seks në komunikacion i tejkalon të gjitha limited e mundshme dhe i thyen rregullat hapësirë-kohë duke bërë që një vajzë të mos jetë e sigurtë nga seksi i pavetëdijshëm as në shtëpi, përderisa burri i saj, nëna, motra, vëllau ose ndonjë pjesëtar tjetër i familjes, apo i qytetit, apo i shtetit, apo i kombësisë, apo i kontinetit, apo i racës, apo i planetit, apo i sistemit të njejtë diellor është në komunikacion, ajo gjithsesi do të beje seks të pavetëdijshëm!
Këto orgazma të shprehura në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme, e që shpesh bëjnë favorizimin e një shteti ndaj një shteti tjetër, mund të hasen në këto forma:
-Ta q… krejt Kina nanën se lidhje s’paske me vozitë.
-Ta q… Oqeani Atlantik familjen??????????
-Ti q… krejt rropt Allamani (Gjermani)
-Etj… (Nuk kemi nevojë te futemi më tepër në detaje, besoj që e dini vazhdimin)

Me kaq mjafton, edhe pse , shumë e shumë gjëra janë lënë pa u thënë. Mirëpo besoj që njëjtë si unë, edhe ju jeni pjesëtar të këtyre sharrjeve. Nëse jo në të njëjtat forma, jam i sigurtë që jeni pjesëtar i këtyre sharrjeve në forma tjera!

Përparësitë e kësaj “nevoje” janë:
Kjo nevojë e jona ka bërë që çdo person i famshëm në botë të jetë shqipëtar.(Proud to be albanian ^^ )

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s