Unë përballë absurdit

Kjo nuk është hera e parë, e besoj që nuk do jetë as e fundit. Dhe tani që po e mendoj, më duket se me kalimin e viteve vetëm po shtohet më shumë ballafaqimi im më gjëra te tilla.
Sot më ndodhi përsëri, ndërsa jo më larg se dje, imagjinojeni, mbrenda një dite të vetme pata rastin të ballafaqohem me tre gjëra të tilla, e pardje, me katër! Dhe siq e ceka, sa po vinë e shtohen.

Tani, në kohërat moderne, të hasësh në gjëra të tilla është bërë gjë e zakonshme, normale. Po, shumë normale, e edhe pse e di që keto gjëra i kam takuar më parë, e sigurisht që do ti takoj edhe në të ardhmen, prapë, normaliteti im nuk është ne gjendje të kuptoj këtë normalitet.  Kjo mund të jetë për arsye se normaliteti im është absurd, mirëpo mund të jetë edhe për aryse se normalja me të cilën jam i rrethuar është absurde. Ku e di unë!

E vetmja gjë që unë di, është që në të kaluarën nuk më ka ndodhur të has në këto gjëra. Të paktën, jo kaq shpesh, e sidomos jo në absurditete të përmasave të tilla.
Takimi im i parë me këtë lloj dukurie ka qenë 13 vite më parë, dhe deri në ditën e sotme ende nuk e kam harruar atë rast. E mbaj mend si ditën kur jam futur në shkollë për herë të parë; Si ditën kur e kam përjetuar puthjen e parë; Si ditën e vdekjes së babës tim, dhe duhet ta them, asnjërën prej këtyre nuk e kam përjetur si atë ditë.
Takimi im i parë me absurditetin nuk ishte i njëjtë me emocionin që e kam përjetur në ditën e parë të shkollës, e as nuk i ngjante ndjenjës që e përjetova gjatë puthjës së parë, e nuk kishte kurrfare lidhje me dhimbjen që më shkaktoi vdekja e babës. Ky takim, më shkaktoi mllef e neveri, mirëpo nuk mund të e fus ne grupin e gjërave të neveritshme e as në grupin e atyre gjërave që më shkaktojnë mllef, e tani që e mendoj më mirë, nuk mund ta fus në asnjë grup. Mirëpo, sa e mbaj mend, e ndoshta ia vlen të përmendet, pas këtij takimi, kam qesh; Kam qesh shumë; Kam qesh tepër.

E tani, 13vite që nga takimi im i parë më këtë dukuri, unë ende nuk di si të reagoj gjatë ballafaqimit tim me gjëra të tilla, përveq se të qesh; Të qesh shumë; Të qesh tepër.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s