Nuk je vetëm! Zgjohu e merr frymë!

Jo! E drejta që ti e posedon nuk është e drejta që ti e meriton.
Ti ke qenë i ushqym me gënjeshtra prej momentit kur je lind e deri në këtë moment që je duke e lexu këtë shkrim, e kjo mundet me qenë arsyeja pse ende nuk je në gjendje me e vërejtë që sytë e tu kanë qenë të mbyllun, e besa, nëse nuk bën asgjë për me e evitu këtë mallkim që e kanë vendos mbi ty, ti ke me qenë i gënjym deri në atë moment kur ka me të marrë vdekja (e atëherë, do të jetë shumë vonë për me u zgju).
E di, ti mendon që jetesa në një shtet demokratik të jep ty të drejta “demokratike”;
E di, ti mendon që je i sigurtë, dhe kjo të ofron një lloj qetësie shpirtërore e trupore;
E di, ti mendon që edhe nëse nuk e ngrit ti zanin, dikush tjetër ka me e ngrit për ty;
I di të gjitha këto, dhe e di, se lindja dhe jetesa në nje shtet ku mbizotëron filozofia,”Hajt se do të bëhet mirë!” ka rënduar dhe vazhdon të rëndojë mbi ty, si një çekan i rëndë dhe i vrazhdë! 
E di këtë, dhe i di të gjitha të tjerat… njëjtë siq e di që ti do të zgjohesh në një ditë të errët, do të shikosh lartë dhe do të shohësh qiellin të mbuluar nga re të zeza, gjë e cila do të të rëndojë, do të të gozhdojë në tokë, do të dhemb shumë (oh, sa shumë do të dhemb), do të dhemb aq shumë sa do të të shtyje të bërtasësh, “Jo, kjo nuk është e drejta që unë e meritoj! Jo, ky nuk është qielli që mua më takon! Jo, unë meritoj dhe dua më shumë… shumë më shumë… “
E di këtë…
E di që do ti hapësh sytë, e di që një ditë do ti hapësh sytë dhe me shumë gjasë do të qash gjatë ketij procesi, por më beso, do të jenë lotët më të bukur që ke derdhur ndonjëherë;
Do të jenë më të bukur se lotët që ke derdhur ditën e parë të paraqitjes tënde në këtë botë, më të bukur dhe më të pastër se ditën e lindjes tënde do të jenë!
E di, e di që do të ndihesh i vetëm në atë moment; I vetëm dhe i pafuqishëm; I vetëm dhe i frikësuar; I vetëm dhe i padijshëm; Por, mos u frikëso, gëzohu!

Ajo që do ndjesh nuk është mungesë fuqie, nuk është frikë, nuk është zbrazëti e as mungesë, ajo që do të ndjesh në atë moment do të jetë qasti i rilindjes tënde, andaj mos u frikëso… Nuk je vetëm!

Advertisements

One thought on “Nuk je vetëm! Zgjohu e merr frymë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s